Zjarri shkrumboi gështenjat

Nga së afërmi ekipi i gazetës KOHA vërejti dëmet shumë të mëdha që bëri zjarri në këtë rajon kufitar të komunës Dibër. Pjesa dërmuese e pemëve të gështenjës tani më është djegur

Vjollca SADIKU

Dibër 12 prill – Plot katër ditë me rrallë në territorin e fshatrave kufitare të Dibrës, Bomovë, Konjarë dhe Shushicë një zjarr i fuqishëm shkrumboi pjesën dërmuese të pemëve të gështenjës por edhe drunjtë e dushkut. Kjo pjesë e komunës Dibër e njohur për kualitetin e lartë të gështenjës ka dëme të mëdha, meqë rëndë se në vijim pronarët të pemëve të gështenjës do të mund të përfitojnë ashtu siç përfitonin në të kaluarën nga shitja e gështenjës.
Sipas pronarëve të tokave të kësaj ane, zjarri ka qenë prezent në mbi 300 hektarë dhe numri i familjeve që përfitonin nga gështenjat është afro 100. Pas dëmeve të mëdha dhe lokalizimit të zjarrit, pronarët thonë se janë të pakënaqur nga institucionet kompetente lokale dhe qendrore, meqë sipas tyre patjetër duheshe një aksion më i madh në shuarjen e zjarrit duke shfrytëzuar edhe shuarjen e zjarrit me helikopter.

Nga së afërmi ekipi i gazetës KOHA vërejti dëmet shumë të mëdha që bëri zjarri në këtë rajon kufitar të komunës Dibër. Pjesa dërmuese e pemëve të gështenjës tani më është djegur. Por njëkohësisht zjarri ka shkrumbuar edhe pyjet të fshatrave që karakterizoheshin me drurin e dushkut. Takuam pronarët e tokave të cilët ishin teje të revoltuar meqë siç thonë zjarri ka mund të shuhet qysh ditën e parë meqë në afërsi është Lumi Drini i Zi dhe duke marrë parasysh pasurin e madhe që është shkrumbuar, patjetër është dashtë të intervenojnë institucionet kompetente duke përdorur edhe helikopterë.

Atli Dema është pronar i një sipërfaqe të gjerë të rajonit që iu shkrumbua nga zjarri.

“Afro 300 hektarë me pemë të gështenjës dhe afro 100 hektarë me drunjtë dushku ishin tërësisht nën flakët e zjarrit. Të gjithë familjarët të cilët kanë trojet e tyre në afërsi të këtyre fshatrave morën pjesë në shuarjen e zjarrit, por zjarri ishte i fuqishëm. Respektojmë intervenimin të njësisë së zjarrfikësve në Dibër e cila mori pjesë në shuarjen e zjarrit me të gjithë 14 zjarrfikësit dhe autobotet e tyre. Por jo edhe angazhimi i institucioneve lokale dhe qendrore të cilët ishin të informuar për zjarrin e madh. Nuk ka logjikë që të zhduken këta prona e që institucionet kompetente të mos ndërmarrin aktivitete”, thotë Dema.

Sipas tij, përkundër faktit që shteti posedon me helikopter për shuarjen e zjarreve. Komuna e Dibrës, siç tha ai, ka shtab për kriza dhe shpëtim por angazhime nuk pati.

“Pikërisht ky rajon gjatë një viti prodhonte mbi 500 tonë gështenja, para me të cilët janë rritur dhe shkolluar një numër i madh i familjeve Dema, Fida, Lela, Strikçani, Marke. Institucionet patjetër duhet të kompezojnë këto dëme meqë ata janë shumë të mëdha” thotë në fund Dema.

Nga ana tjetër, kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka informuar nëpërmjet mediave ka kërkuar ndihmë qysh ditën e par të zjarrit nga Drejtoria për shpëtim dhe krizë për të siguruar shuarjen e zjarrit të madh nga ajri. Por, ai tha se kjo nuk ndodhi dhe Drejtoria nuk i erdhi në ndihmë.

Ndryshe, kjo zonë e Dibrës e cila ishte e njohur pikërisht për kualitetin e lartë të gështenjës dhe gështenjat shiteshin mes tjerëve edhe në fabrikat e njohura të prodhimeve kanditore e veçmas për përpunimin e çokollatës jo vetëm në vend por edhe në rajon ku shkonin deri në Kroaci. Sipas llogaritjeve dhe familjareve që merreshin me kultivimin e gështenjës dhe lajthisë, kurrë më nuk do të jetë ajo siç ishte. Mbi 100 familje të komunës Dibër përfitonin para nga shitja e gështenjave dhe me të drejtë kanë revoltin e tyre. Komisari i njësisë së zjarrfikësve ë Dibër Xhetan Miftaroski për gazetën KOHA thotë se njësia ka intervenuar shumë shpejt por zjarri ka qenë i fuqishëm. “Organet kompetente kanë bërë hetim të hollësishëm dhe pritet që ata të publikojnë edhe shkaqet e paraqitjes të zjarrit në këtë rajon”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *