Zeqiri nga ASH: Me ndryshimet e reja VMRO udhëheq me ekonominë ndërsa VLEN-it i ngelin vetëm tezgat!

Zëdhënësi i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Arben Zeqiri në rrjetin social Facebook shkruan se me ndryshimet e reja ligjore VLEN-it i mbetën vetëm tezgat, ndërsa VMRO-DPMNE-ja merr ekonominë si tërësi.“Me ndryshimet e reja ligjore, ministrisë së ekonomisë i merren: energjetika, minierat dhe ekonomia / tregëtia e jashtme. Energjetika dhe minierat do të jeni ministri në vete që do të udhëhiqen nga kuadër i VMRO-DPMNE, ndërsa ekonomia me jashtë do të jetë në kuadër të MPJ, përsëri kuadër i VMRO-DPMNE-së. Ministrit të ekonomisë nga radhët e VLEN do t’i ngelin vetëm tezgat”, shkruan Zeqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *