Xhaferi: Grubi nuk është as Qeveri, as parti, por është individ që veprimet i bën kokë në vete, është liri e te shprehurit

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi u pyet nëse Fronti Europian ka bojkotuar zgjedhjet presidenciale, marrë parasysh faktin se Artan Grubi nuk votoi për president në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Xhaferi tha se ai është vendim individual dhe se nuk përfaqëson as partinë, as koalicionin, por as Qeverinë.
“Mirë, Grubi nuk është as Qeveri, as nuk është parti. Unë kisha deklaratë si kryeministër në vendvotimin gjatë votimit, e keni parë edhe vetë, kam votuar dhe i kam marrë të dy fletët . Kështu që qëndrimi individual nuk është qëndrim i përgjithshëm nga i cili mund të konstatohet përfundim. Ministër është, le të jetë ministër, individ është në krahasim me qeverinë, nuk është Qeveri, nuk është qëndrim i Qeverisë, qëndrim individual, nuk është qëndrim i partisë, nuk është qëndrim i Frontit, as i Qeverisë, individual mund të thotë gjithsecili çfarë të do, është liri edhe e të menduarit edhe e të shprehurit”, tha Xhaferi.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1392016301516310/?ref=embed_video&t=0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *