VLEN: Kemi harmonizuar programet me VMRO-në, negociatat vazhdojnë për eashlonin e dytë dhe të tretë

Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se me sukses kanë përmbyllur procesin e harmonizimit të programeve me VMRO-DPMNE-në dhe se është arritur marrëveshje që kryetar i kuvendit të jetë Afrim Gashi.
Më tej në komunikatë thuhet se grupet e punës do të vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e
përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *