(VIDEO) Kovaçevski: Me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe paga minimale 800 euro

Lidhja Social Demokrate sot ka bërë promovimin e kandidatëve për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit për Ardhmërinë Europiane, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamenentare. Kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski para të pranishmëve tha se me hyrjen në BE, paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale 800 euro.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së

“Programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë. Ai parashikon një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin e jetesës me nivelin evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete. Garantojmë që në katër vitet e ardhshme paga mesatare do të arrijë në 1100 euro rekord, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Ajo që dua të theksoj këtu është se vetëm hyrja në BE është garanci e një standardi europian. Pastaj paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 800 euro”.

Bartës liste të LSDM-së për njësin zgjedhore numër 1, do të jetë vet kryetari i kësaj partie Dimitar Kovaçevski, në zonën numër 2 bartës do të jetë Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska do të jetë bartëse e listës në zonën numër 3, në zonën numër 4 ish ministri i shëndetësisë Venko Filipçe , kryetari aktual i kuvendit Jovan Mitreski do të jetë bartës liste në njësin zgjedhore numër 5 dhe Sllavjanka Petrovska do të jetë në të 6.

Afati i fundit për promovimin e kandidatëve për deputet është deri më 2 prill. VMRO-DPMNE, kandidatët e tyre i ka promovuar të shtunën, ndërsa partitë shqiptare ende nuk i kanë bërë zyrtare emrat e kandidatëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *