Vdekja e ish-komandantit të UÇK-së, Krasniqi: Vepra dhe jeta e tij do të jenë shembull për gjeneratat që la pas

Sot ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.

Për këtë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili këtë lajm e konsideroi si të trishtë.

Ai ka thënë se Imeri dhe familja kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas“, ka thënë kreu i PDK-së.

I pari i partisë opozitare i ka shprehur ngushëllime familjes Imeri, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *