U rrëzua nga çatia, ndërron jetë ish deputeti i LSDM-së

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Andonov, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij verore në Bjeshkët e Osogovës.
“Në orën 18:00 nga urgjenca mjekësore është raportuar se M.A. i lindur në vitin 1962 nga Koçani duke punuar në çatinë e një shtëpie verore në malin Osogovë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në vend. Vdekja është konstatuar nga shërbimet emergjente mjekësore, është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Andonov në tre mandate, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *