U rrah nga tre infermieret në shtëpinë e të moshuarve dhe pamjet u bënë virale, ndërron jetë e moshuara

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila ishte rrahur nga infermierët derisa ishte duke qëndruar në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Meshari Selimaj, i cili ka qenë avokat i të ndjerës.
“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Rasti i Minire Nura u bë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e rrahin atë.
Qendra “Orenda” më pas u mbyll nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në shtëpinë e të moshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *