Tre dekada në shërbim të Shqiptarëve, Shefik Bajrami dëshmia më e mirë se si kanë përparuar shqiptarët në sistemet e brendshme të shtetit

Të mbyllur e të lënë anësh, të pa respektuar dhe shërbetorë, shqiptarët asokohe ishin vetëm numra duke qenë të shkelur e të përbuzur vetëm si shërbyes ndërsa për pozicionet udhëheqëse as që mendohej. Lufta e 2001 bëri kthesë të madhe e Abaz Gjuka kishte menduar mirë për këto çështje. I ri e punëtor në policinë rrugore do të hynte një shqiptar nga Reçica. Shefik Bajrami do ta fillonte karrierën e tij duke bredhur rrugëve e Shqiptarët askohe ende i frigoheshin “Milicisë” sepse para Bajramit në të gjithë Maqedoninë polic shqiptar të trafikut janë numëruar me gishta. Bajrami edhe si polic tregojnë kolegët për Syri thonë se ka mbrojtur frymën shqiptare në përgjithsi e në veçanti atë të dalë nga Lufta.

Ashtu siç e thash Gjuka kishte menduar mirë dhe në konsulltime Bajrami emërohet Udhëheqës Rajoni duke e marrur për herë të parë këtë vend të rrezervuar ekskluzivisht vetëm për palën tjetër sido që të jetë Bajrami më pas kalon në Ndihmës Komandant dhe ngadal po ngjitet shkallëve të cilët nuk i kishin parë kurrë ë parë shqiptarët në institucionet e brendshme të shtetit. Bajrami nuk ktheu kokën pas ai shikonte lartë dhe në të shumtën e rasteve siç deklarojnë kolegët e tij me të cilët ka biseduar syri iu është drejtuar atyre “Një ditë do të ju vij fundi këtyre rezervimeve” e pikërisht kështu ndodhi Bajrami pas një periudhe kalon në Inspektor Kryesor e shqiptarët tani më ishin të përfaqësuar edhe në “Shesta uprava” sepse kjo ishte zyra e Zezë e shumë shqiptarëve me plis. Por nuk do të ndalet këtu Bajrami më pas vazhdon karrierën e tij në Stacionin Policor në Zherovjan ku emërohet komandant për të zënë këtë vend që atë dit e sot ulet shqiptari e Bajrami vijon përsëri të kthehet në Tetovë por tani aty e ka nisur të emërohet Komandant i policisë rrugore në Tetovë dhe të gjithë menduan se mbaroj këtu, por Bajrami kishte koordinuar shumë punë dhe shpeshëherë e përdorte “Kthim prapa s^ka” thonë kolegët e tij Shefik Bajrami nuk do të jetë i pari i ulur në krye të SPB-Tetovë por do të jetë i pari i cili do të shërbej shqiptarët e shkretë të cilët edhe pse kishin pasur “shqiptar” asnjëherë nuk e kishin ditur këtë ai emërohet Kryeshef i SPB-Tetovë duke punuar gjat dhe duke bërë kthesë të madhe për Shqiptarët e pollogut sepse emëroi shqiptar në pozita kyçe dhe Tetova në jë formë frymonte ndryshe. E pikërisht këtu kur nga lart sheh posht ndryshon gjithça atëherë thotë Bajrami për Syri se pikërisht atëherë fillon lufta e vërtetë për të shërbyer popullit ai thellohet në institucionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke u blrl Këshilltarë i lartë në BSP dhe kështu shqiptarët filluan të thonë “e kemi njeriun tonë në sistem tani po mbrohemi” Bajrami idenë e Gjukës nuk e ndal këtu ai nga Këshilltarë kalon në Ndihmës Drejtor i Byrosë për siguri publike duke marrë pikërisht në një situatë të tensionuar karrigen e servuar për palën Maqedonase dhe tash cak ishte që shqiptarët të pozicionohen tani më atje ku duhet dhe MPB-po frymonte shqip sepse atje kishim ZV/ministër shqiptar e koordinimet tani më ishin në Shqip. Dhe jemi në vitin 2024 atëherë kur Tetova filloj të ndjejë mungesën e Shefik Bajramit dhe në momente kur Bajrami kishte realizuar 90% të idesë së Abaz Gjukës tani përsëri Bajrami i duhet Tetovës sepse Tetova po humbiste mbëstetjen e shqiptarëve nga shqiptarët e shitur në qarqe të errëta e që kishin kapluar institucionet lokale të vendit Bajrami vjen për të dhënë infuzinë e duhur tetovës së sëmurë dhe kështu ai përsëri detyrohet që detyrën të merr nga ndihmëskryeshefi e Shefik Bajrami pas 24-Viteve vjen në Tetovë për të parë ku është dhe ku ka qenë Tetova ai tani e sheh dhe Tetovarët po përfaqësohen ashti siç duhet shkruan Syri.mk

Për 24 vjetorin e tij ka shkruar vetë Shefik Bajrami në Facebook duke falemenderuar të gjithë ata që mbështetën dhe vazhdojnë të japin gjithçka për Shqiptarët ë nder të 24-vjetorit të shërbimit tim si pjesëtar në Policinë e Shtetit, dëshiroj të shpreh falënderimin tim më të thellë për mundin dhe angazhimin e të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi gjatë këtyre viteve. Kjo përvojë ka qenë një udhëtim i ngarkuar me sfida dhe suksese, por gjithmonë me synimin e përbashkët për të shërbyer dhe mbrojtur komunitetin tonë.
Në këto 24 vite, kam përjetuar momente të vështira dhe të lumtura, por gjithmonë jam krenar për kontributin tim në ruajtjen e paqes dhe sigurisë publike. Sfidat e përditshme dhe detyrat e vështira nuk kanë ndalur kurrë përkushtimin tim ndaj detyrës dhe integritetit të profesionit të policisë.
Dua të falënderoj edhe familjen time për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj kohe. Pa përkrahjen e tyre të pandërprerë, nuk do të isha në gjendje të përmbushja detyrën time me sukses.
24-vjetori im si pjesëtar në Policinë e Shtetit është një dëshmi e përkushtimit tim ndaj shërbimit publik dhe nismës për të ndihmuar dhe mbrojtur komunitetin tonë. Jam i kënaqur që kam pasur rastin të punoj me njerëz të shkëlqyer dhe të dedikuar në këtë profesion, dhe jam gati të vazhdoj të shërbej me përkushtim dhe integritet në të ardhmen. Faleminderit për këtë nder dhe besimin që më keni dhënë. shkruan Bajrami raporton Syri.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *