“Tërheqjet e njohjeve” të Kosovës, Bërnabiq i konsideron si suksesin më të madh të qeverisë në Serbi

Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se suksesi më i madh i qeverisë aktuale të Serbisë është se “që nga viti 2012, 28 shtete kanë tërhequr njohjen” e Kosovës.Bërnabiq duke folur në seancën e Kuvendit të Serbisë të hënën, tha se “deri në vitin 2012 çdo gjë ishte e humbur sa i përket Kosovës e M.”.

Tha se qeveria e Serbisë në vitin 2001 “kishte liruar më shumë se 1800 terroristë shqiptarë, e në vitin 2004, kur ndodhi një “pogrom i popullit serb në Kosovë, autoritetet në Beograd heshtën”.“Pastaj në vitin 2008, shpallja e pavarësisë nga një grup njerëzish në Prishtinë, ku qeveria jonë doli me një komunikatë për media. Pastaj në vitin 2010, kur bisedimet u transferuan nga Kombet e Bashkuara, ku kemi miq dhe partnerë që nuk e njohin të ashtuquajturën republikë të rreme të Kosovës, për në Bruksel e kështu me radhë”, tha Bërnabiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *