Taravari pas vendimit të Selës për t’u bashkuar me Frontin Evropian: Jam krenar për zgjedhjen time krah popullit tim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar pas vendimit Ziadin Selës për t’u bashkuar në Frontin Evropian.

“Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxori ata qartësisht zbuluar”, shprehet Taravari.Taravari tha se ndjehet krenar për zgjedhjen e tij krah popullit, dhe se do ta kishte bërë të njëjtën gjë sërish.

“8 Maji është në derë”, tha Taravari.Kujtojmë se sot, krahu i Selës në Kuvendin Qendror të ASH-së vendosi të bashkohet me Frontin Evropian në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *