Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president, Arben Taravari në intervistën e tij për “Politico” te Kanal 10 tha se koalicioni VLEN do ta mposht BDI-në në zgjedhjet e 8 majit.

“Koalicion me BDI-në nuk do të bëjmë, pasi ne do ta mundim BDI-në. Nëse është nevoja për marrëveshje për partitë politike shqiptare, ne jemi të hapur, ashtu siç kemi votuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2019, apo kemi dhënë përkrahje nga opozita për çështje të caktuara për avancimin e shqiptarëve, siç ishte Ligji për zbatimin e gjuhëve, apo edhe për votimin e kryeministrit të parë shqiptar, që ka rol teknik”, theksoi Arben Taravari duke shtuar se parakusht i koalicionit VLEN për formimin e Qeverisë së re do të jenë ndryshimet kushtetuese për shkak se, Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Taravarit demokracia është vet ndryshimi dhe nëse s’ke ndryshim nuk ka demokraci dhe se shqiptarët e meritojnë ndryshimin.

“Është koha që BDI të shkojë në opozitë, jo sepse duam ne, por është mirë për shqiptarët, për shtetin por edhe për BDI-në është mirë që një periudhë të jetë në opozitë”, tha Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *