Taksisti vdiq nga sulmi në zemër gjatë transportit të një udhëtari

Një gjashtëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi, i cili punonte si taksist, ka humbur jetën të premten  teksa transportonte një pasagjer me veturën e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se taksisti  ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të automjetit të tij dhe më pas automjeti  ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru.  “Me datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Slovenija” në Shkup Q.V.(62) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin për transport taksi “Shkoda Rapid” me targa të Shkupit, në të cilin po transportohej një pasagjer, pasi i është përkeqësuar gjendja, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një sulmi në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *