Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet tetovari

Një person nga Tetova është privuar nga liria pas denoncimit nga gruaja e tij për sulm fizik, njoftojnë nga SPB Tetovë.

“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (21-mars)
rreth orës 17:10, në rrugën ,,29-nëntori” në Tetovë, kanë
privuar 23-vjeçarin V.K. nga Tetova, i cili më parë ishte
raportuar nga gruaja e tij 20-vjeçare se e kishte sulmuar
fizikisht. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të
përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *