Sulejmani zyrtarizon kandidaturën, bashkë do të dalim faqebardhë

Kryetati i degës së Zhelinës i BDI-së Emir Sulejmani nëpërmes një statusi në Facebook ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në listën e Frontit Europian duke theksuar se rrugëtimi për Europë është qëllimi kryesor i kërkesës për mbështetje nga popullata

 

Ja statusi i plotë i Sulejmanit;

Të dashir miq,

Me propozim të Kryetarit z.Ali Ahmeti dhe me besimin e dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm zyrtarisht u konfirmua se do të jem i përfshirë në listën për deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore të koalicionit #PërEuropë, i radhitur në list si i 14-ti, koalicion i cili erdhi në momentet kyçe për rrugën tonë europiane.

Për mua kjo paraqet sa përgjegjësi po aq edhe nder që të jem i përzgjedhur nga Lideri z.Ali Ahmeti që bashkërishtë të kerkojmë besimin tuaj në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për ne.

Ne si BDI do të bëjmë të pa mundurën për të t’ja dalur suksesshëm e faqebardh bashkërisht me partnerët tanë të koalicionit.
Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!

#Bashkë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *