Strugë/ Sulmet në spital – Nuk ka siguri fizike 24 orëshe

Një infermiere njëzet e tre vjeçare në repartin kirurgjik të spitalit të Strugës është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës nga një 52 vjeçar, banor i fshatit Veleshtë.

Sulmi ndodhi pasi infermierja i kishte kërkuar 52 vjeçarit që ta shuajë cigaren.

“Është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelm në bark, e më pas ka ikur. Është gjetur dhe privuar nga liria të nesërmen”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Për shkak të rrezikut për arratisje me qëllim që t’i shmanget ndjekjes penale dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale, prokurori publik ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkohë dhjetë ditë më parë, në repartin e njëjtë, disa infermierë dhe një mjek u sulmuan nga një person i cili hyri me forcë në objekt, pasi paraprakisht kishte thyer dritaren dhe derën.

“Është mirë të ketë njerëz që do të kujdesen për rendin, por policia është përgjegjëse për institucionet publike. Por, ndërsa thërrasim policinë, kalojnë 10-15 minuta para se të vijnë”, tha Zllatko Lazarevski – mjek.

Në spitalin e Strugës nuk ka siguri fizike 24 orëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *