Struga fiton përballë Shkëndijës në Tetovë, siguron titullin në Maqedoni

Derbi i madh në Superligën e Maqedonisë së Veriut i ka takuar Struga Trim Lum, pasi në Tetovë mundi Shkëndijën me rezultatin 0:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 32-të të kampionatit, duke siguruar kështu titullin e kampionit për këtë sezon.

Besart Ibraimi, ishte në super formë në këtë derbi dhe realizoi një supergol pak para fundit të pjesës së parë, duke çuar Strugën në epërsi 0:1 në pjesën e parë. Në fillim të fraksionit të dytë, Marjan Radeski ngriti epërsinë në 0:2, duke shfrytëzuar gabimin e Ditës në mbrojtje dhe realizoi me shumë klas.

Ky rezultat mbeti deri në fund të sfidës, me tetovarët që nuk arritën të ndryshojnë asgjë deri në mbyllje.

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Brera Strumicës në Çair. Me rezultat identik u mbyllën edhe takimet Tikveshi – Voska Sport dhe Gostivari – Rabotniçki.

Në dy takimet tjera të kësaj xhiroje, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Bregallnicën me shifra 2:0, përderisa Sileksi me Vardarin u ndanë me barazim 1:1.

Xhiroja e e fundit e këtij sezoni në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhet me 19 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *