Skandaloze: Bilall Kasami pritet të largoj 33 punëtorë nga NPK- Tetova si tepricë teknologjike

Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e komunës së Tetovës me kompaninë Saubermacher e cila ka marrë nën koncesion Ndërmarrjen Publike Tetova-Tetovë respektivisht menaxhimin me mbeturinat në komunën e Tetovës pa punë pritet të mbeten rreth 33 punëtorë të NPK- Tetovës të cilët do të largohen nga puna si tepricë teknologjike.

Burime për TOP24 njoftojnë se koncesioneri nuk ka respektuar as marrëveshjen, ku sipas marrëveshjes mes komunës dhe koncesionerit duhej të mer rreth 100 të punësuar nga NPK- Tetova por deri tani ata kanë marë diku reth 30 të punësuar ndërsa pritet të meren edhe 70 tjerë por se kur do të ndodhë kjo nuk dihet.

Mësohet se komuna i ka kërkuar koncesionerit që të mer të punësuarit tjerë për të respektuar marrëveshjen por që aktualisht nuk ka ndonjë proces në drejtim të kësaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *