Siljanovskën ose Pendarovskin, Fronti Evropian doli me qëndrimin përfundimtar

Fronti Opozitar i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, së bashku me Ziadin Selën, Menduh Thacin, Skender Rexhepin, Arjanit Hoxhën dhe disa parti tjera rome dhe turke, kanë vendosur që në xhiron e dytë mos të përkrahin asnjë kandidat për president.

“Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale”, deklaruan nga Fronti Evropian.

Liderët e subjekteve politike në Frontin Evropian këtë vendim e shpalosën pas takimit të realizuar në Strugë, ku vlerësuan se dallimi mes Frontit dhe VLEN-it do të rritet akoma më shumë në raundin e dytë.

“Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, raportoi Fronti.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *