Siljanovska-Osmani: Stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik janë të rëndësishme për integrimin e rajonit në BE

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka realizuar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në kuadër të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverise të pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.“Në takim është vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe është shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.Presidentja Siljanovska Davkova ka potencuar se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit është e domosdoshme që të investojmë në bashkëpunimin rajonale, që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procesit eurointegrues të shteteve nga rajoni, si dhe realizimi të agjendës reformuese. Për këtë, dy presidentet kanë ndarë mendimin për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në planin rajonal dhe multilateral”, njofton Siljanovska.Nga atje shtojnë se është shprehur edhe gatishmëria për bashkëpunim në planin ekonomik dhe infrastrukturor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *