Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake

Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake dhe të udhëhiqet nga interesat shtetërore dhe kombëtare, jo nga fama dhe karriera, tha kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo iu drejtua delegatëve të partisë, nga të cilët pret mbështetje për kandidaturën.

“Presidentja, presidenti, duhet të bashkojnë, të jenë proaktivë, jo reaktivë, të udhëhiqen nga kriteret e Kopenhagës. Ti përfaqësojë të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, besimi, gjinia, statusi. Të respektojë dhe të jetë i respektuar”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për president.

Në fjalimin e saj, Davkova hodhi poshtë idenë e zgjedhjes së kreut të shtetit në Kuvend.

“Zgjedhja në Kuvend do të zvogëlojë legjitimitetin dhe do të çojë në një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në një vend, do të nxisin pazaret dhe shantazhin”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *