Shqipëria lëshoi në përdorim një pjesë të Korridorit 8, pjesa nga ana e Maqedonisë nuk është askund

Shqipëria po ndërton intensivisht infrastrukturën rrugore për t’u lidhur me Maqedoninë. Drejtimi rrugor Elbasan – vendkalimi kufitar Qafasan, pranë Strugës, që është pjesë e Korridorit VIII, tashmë është e hapur për qarkullim, në dy korsi.

Drejtimi rrugor do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe kohën e udhëtimit.

Nëpërmjet kësaj rruge panevropiane është planifikuar të lidhet deti Adriatik, pranë Durrësit, dhe Deti i Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Qëllimi është që të kemi një qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve. Gjysma e gjatësisë totale të këtij korridori pan-evropian kalon përmes Bullgarisë, ose 631 kilometra. Sipas informacioneve, 52 për qind e infrastrukturës rrugore është përfunduar.

Por deri ku është Maqedonia? Pjesa e Korridorit 8 në Maqedoni arriti vetëm në prokurori. Prokurorët po hetojnë marrëveshjen me Bechtel dhe Enka. Është duke u shqyrtuar edhe kontrata e parë e lidhur, e cila më pas u anulua, si dhe e dyta, e cila më pas u shpall. Ka pasur mospërputhje.

“Bëhet fjalë për një konsorcium prej tre kompanish që janë duke u hetuar dhe deri më tani ka disa gjera ta palogjikshme në kontratë, po ndërmerren veprime dhe mendoj se ndoshta së shpejti Prokuroria Publike do të dalë me një vendim të prokurorit publik. Ka gjera te palogjikshme në lidhje me kontratën, ka një kompani që nuk ka qenë si kompani…nuk ka funksionuar kështu”, tha Ljupço Kocevski – prokuror.

Por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, projekti është ende në fillimet e tij. Në shtator të vitit 2023 nisën zyrtarisht aktivitetet e ndërtimit dhe siç paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë i atëhershëm Artan Grubi, Korridori 8, si dhe Korridori 10-D do të ndërtohen në kohë rekord dhe në mënyrën më cilësore.

Megjithatë, qeveria e re nuk mendon kështu. VMRO-DPMNE kur ishin në opozitë kritikonte ashpër marrëveshjen me Bechtel-in dhe Enkën, ndërsa tani shpallin rinegocim.

“Qeveria do të ketë një detyrë të vështirë, por jam i sigurt se do të përpiqet ta përmbushë, ajo është të ftojë përfaqësues të lartë të kësaj kompanie Bechtel dhe Enka, e cila është një korporatë shumëkombëshe, por në çdo rast, si shtet, ata me siguri do të na respektojnë për të hapur një bisedë për një ndryshim apo rishikim të mundshëm të kësaj marrëveshjeje me Bechtel dhe Enka. Një riprogramim i tillë i mundshëm apo negocimi i mëtejmë i kësaj marrëveshjeje nuk e përjashton përgjegjësinë e disa zyrtarëve të mëparshëm”, tha Antonio Miloshoski VMRO-DPMEN.

Qeveria e ardhshme do të kërkojë vazhdimin e kontratës aktuale nga 5 në 10 vjet për të lehtësuar barrën e buxhetit dhe për të shkurtuar më tej projektin, pra për të mos ndërtuar fare një seksion. Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D u nënshkrua më 8 mars të vitit të kaluar, e cila përfshinte ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me gjatësi 110 kilometra dhe që duhet të kushtojë 1.3 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *