Shkup, 51% e të rinjve, pre e dhunës kibernetike

Pavarësisht njohurive rreth digjitalizimit, të rinjtë shpesh herë janë cak i sulmeve kibernetike.

Në një anketë të realizuar në tre shkolla të mesme të Shkupit, 51 për qind e të rinjve janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës kibernetike, shkruan Alsat.

Ndërkohë, në pyetjen nëse këtë lloj të dhunës e kanë paraqitur, 28.5 për qind e viktimave janë përgjigjur se dhunën kibernetike nuk e kanë paraqitur.

Maja Hristovska, eksperte nga qendra “Analitika” tha se numri i ulët i rasteve të paraqitura dëshmon se viktimat kanë frikë ti paraqesin këto raste për shkak se nuk gjejnë mbështetjen e duhur.

Hristovska gjithashtu kujtoi se institucionet arsimore duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje të të dhënave nga sulmet kibernetike.

“Në pyetjen a ke qenë viktime e dhunës kibernetike, 51 % e të anketuarve kanë qenë viktimë e dhunës kibernetike. Siguria kibernetike patjetër të bëhet pjesë përbërëse e programit vjetor të çdo institucioni arsimor. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë nevojë për akses në mjetet mësimore të nevojshme për të kuptuar, zbuluar dhe shmangur kërcënimet kibernetike që mund të hasin çdo ditë”, tha Maja Hristovska, Analytico.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *