Rrugët e Dibrës të mbushura me borë

Pas reshjeve të ditëve të kaluara, në rajonin e gjerë të Dibrës po bie borë, e cila në zonat më të larta të banuara ka arritur disa centimetra.
Përpos bukurisë që sjell, tani për tani bora nuk krijon asnjë problem në rrjedhën normale të qarkullimit rrugor. Megjithatë, rekomandohet vozitje e kujdesshme për shkak të rrugëve me lagështirë.
“Qarkullimi zhvillohet pa probleme, por në rrugë të lagështa, në të cilat nuk ka mbetur borë. Ekipet tona janë gati nëse ka nevojë për të ndërhyrë.
Kemi mjaftueshëm material gërryes, kripë dhe rërë dhe nuk ka asnjë problem. Mirëpo, për shkak të lagështirës së rrugës rekomandojmë vozitje të kujdesshme dhe respektim rigoroz të sinjalistikës në komunikacion”, tha për AIM, shef i Seksionit të NP-së në Dibër për mirëmbajtje të rrugëve rajonale dhe kryesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *