Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shka të mbajtjes së garës atletike

Regjim i posaçëm i komunikacionit është vendosur sot nga ora 06:30 deri në orën 11:30 në një pjesë të Shkupit për shkak të mbajtjes së garës atletike.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup informojnë se për shkak të mbajtjes së garës atletike të titulluar “Zegin Aerodrom Run” në periudhën e theksuar do të vendoset një posaçëm i komunikacionit përgjatë rrugëve ku do të lëvizin garuesit.
Kështu, pozicioni start-final i garës është nga bul. “Jane Sandanski” (korsia e djathtë), më pas në kryqëzimin me bul. “Serbia” dhe Bul. “Vidoe Smilevski Bato” deri në kryqëzimin me rr. “Vlladimir Komarov”, në pjesën e rr. “Vakco Karangelevski” (në të dy drejtimet e lëvizjes), në shtrirjen nga kryqëzimi me Bul. “Jane Sandanski” deri te kryqëzimi me Bul. “ASNOM” si dhe në pjesën e Bul. “ASNOM” (korsia e djathtë) dhe në shtrirjen nga kryqëzimi me Bul. “Kiro Gligorov” dhe Bul. “Serbia” deri në kryqëzimin me rr. “Vasko Karangelevski”.
SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *