Qeveria e re/ Deri të premten afati për dorëzimin e mandatit!

Të premten skadon afati kur Presidentja Siljanovska duhet t`ia ndajë mandatin Mickoskit.
Njoftimet thonë se kjo do të ndodh të enjten, kurse Presidentja Siljanovska nuk ka përjashtuar mundësinë që të mos e pres afatin e fundit.
“Është e mundur edhe më herët të ndahet mandati. Varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 ditë dhe pastaj 20 ditë që të përbëhet qeveria. Unë do t’i studiojë terminet” – ka deklaruar Presidentja Siljanovska.
VMRO-DPMNE-ja, VLEN dhe ZNAM ende bisedojnë për formimin e qeverisë, edhe pse ndarja e resoreve tashmë u publikua, ndërsa jozyrtarisht përmenden edhe emra të ministrave të rinj.
Megjithatë, ende nuk ka informatë zyrtare kur do të finalizohet marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë.
Ajo që është e qartë është se nëse Siljanovska Davkova më 6 qershor e ndan mandatin, 20 ditët për formimin e Qeverisë do të bëhen më 25 qershor.
Nga partitë e shumicës së re thonë se Kuvendi mund që edhe më herët ta votojë qeverinë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *