“Pronari i kompanisë së autobusëve në Kosovë tentoi t’i korruptojë policët e Maqedonisë me 50 euro”/Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Kosovës

Prokuroria nga gjykata kërkon paraburgim për 45-vjeçarin F.S., shtetas i Kosovës, i cili sipas Prokurorisë ka tentuar të korrpuptojë me 50 euro policët në pikën kufitare “Bllacë”, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se pronari i kompanisë së autobusëve ka dashur ta kalojë autobusin nën pronësi të tij, edhe pse shoferi nuk posedonte certifikatë adekuate.

“I dyshuari dje në pikën kufitare “Bllacë e Poshtem” i ka dhënë 50 euro një zyrtari policor që të kryejë një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Pasi shoferit të autobusit me targa kombëtare të Kosovës paraprakisht i ishte refuzuar hyrja në vend për shkak se nuk kishte certifikatën përkatëse për shofer profesionist të autobusit, i dyshuari ka ardhur në pikën kufitare, është prezantuar si pronar i kompanisë së transportit dhe ka kërkuar të flasë me udhëheqësin e turnit. Kur hyri në zyrën e udhëheqësit të turnit, ai la një kartëmonedhë 50 euro në tavolinën e tij për të mundësuar hyrjen e shoferit dhe autobusit në vendin tonë”, thonë nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *