Pesë persona në Shkup të dyshuar për dhu*ë në oborrin e Qendrës Klinike në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për ndjekjen penale kundër pesë personave të dyshuar se së bashku kanë kryer një veprim penalisht – Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodi Penal.

Më 18 qershor, para Qendrës së Urgjencës pranë kompleksit spitalor “Nëna Terezë”, të dyshuarit në grup kanë kërcënuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë brutale ndaj një personi.

Pas një përleshje fizike të mëparshme mes anëtarëve të dy familjeve në Zlokuçan, viktima dhe familja e tij ishin në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tij në Qendrën Emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *