PARADITE MOTI ME DIELL DHE I NGROHTË, PASDITE SHI I RRËMBYESHËM LOKAL DHE BUBULLIMA

Shkup, 24 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 29 gradë, njoftoi DPHM.
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.
Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vend i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe paraqitje lokale të motit të keq. Të hënën pritet stabilizim kalimtar i motit, ndërsa nga e martja në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *