Papa dërgohet në spital

Papa Françesku, që po përballet me grip, është dërguar në spital të mërkurën pas deklarimit të përjavshëm, ka njoftuar Vatikani. Vatikani nuk ka treguar për gjendjen e papës.

87-vjeçari është fotografuar gjatë arritjes në spitalin e kryeqytetit italian, ka njoftuar agjencia e lajmeve ANSA. Sipas një njoftimi nga Vatikani, Papa ka kryer disa testime e më pas është kthyer në selinë e shenjtë.

Më herët gjatë ditës, sipas pamjeve, Papa dukej i lodhur e po asistohej nga ndihmësit.

Françesku ka pasur telashe me gripin javën e fundit. Ai ka anuluar takime ditëve të fundit.

Në prill, papa kishte qëndruar në spital për tri ditë për shkak të bronkitit. Viteve të fundit, disa herë është përballur me probleme shëndetësore. Ai ka treguar se kur ishte fëmijë në Argjentinë ka pasur telashe me mushkëri.

Ai disa herë ka dhënë sinjale se është i gatshëm të dorëhiqet, sikur pararendësi Benedict XVI, nëse gjendja e tij shëndetësore ia pamundëson të udhëheqë Vatikanin. Dorëheqja e Benedicktit më 2013 ishte pikë kthese për kishën. Ishte dorëheqja e parë në gjashtë shekuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *