Paga evropiane, mbështetje për të rinjtë, jetë dinjitoze për pensionistët – LSDM-ja i prezantoi dhjetë shtyllat kryesore të programit zgjedhor

Paga evropiane, mbështetje për të rinjtë, jetë dinjitoze për pensionistët, arsim evropian, ekonomi e fuqishme vendore dhe infraktrukturë moderne evropiane. Këto janë një pjesë e shtyllave kryesore të LSDM-së në programin zgjedhor të cilat dje në Kongresin e 28-të të partisë i prezantoi lideri Dimitar Kovaçevski.

Programi zgjedhor i LSDM-së, siç informoi Kovaçevski, përfshin më shumë se 250 faqe dhe në të është paraparë përfundim i negociatave të vendit me Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Dy shtyllat e para të programit partiak të LSDM-së – paga evropiane dhe standard jetësor dhe jetë dinjitoze për pensionistët – u dedikohen pagave dhe pensioneve të cilat, siç tha Kovaçevski, në katër vitet e ardhshme do të arrinin nivel prej 1.100 euro pagë mesatare, paga minimale prej 600 euro, pensioni mesatare 30 mijë denarë dhe pensioni minimal 20 mijë denarë.

Lidhur me përcaktimin programor i cili i dedikohet mbështetjes së të rinjve, Kovaçevski tha se në 12 muajt e parë do të sigurohen nga 200 euro në muaj për çdo punësim të parë për personat deri në 26 vjeç.

Duke folur për përcaktimin programor për ekonominë e fuqishme vendore, siç potencoi Kovaçevski, do të sigurohen 180 milionë euro mbështetje direkte financiare për kompanitë vendore për investime në prodhimtari, ndërsa parashikohen 3,5 miliardë euro për investime kapitale publike.

Investim prej 2,7 milionë euro, Kovaçevski paralajmëroi edhe për projekte infrastrukturore, gjegjësisht, siç tha, kjo do të thotë 194 kilometra autostradë e ndërtuar deri në vitin 29028 dhe 950 kilometra rrugë të rikonstruuara.

Kovaçevski theksoi se me programin e ri sigurohen subvencione më të mëdha dhe mbështetje për bujqit prej 750 milionë euro. Njëherit, projeksionet e partisë janë se deri në vitin 2028 vendi më shumë do të eksportonte sesa do të importonte ushqim, ndërsa eksporti i prodhimeve bujqësore, sipas projeksioneve të LSDM-së, do të jetë 1,23 miliardë euro.

Në shtyllën e arsimit, Kovaçevski tha se një prej projekteve është shujtë falas për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme për ata të cilët janë nga familje të cilët kanë nga dy paga mesatare në familje, si dhe transprt falas publik për nxënësit sipas arimit të njëjtë.

“Shtylla e tetë është energjia e pastër dhe energjia më e lirë – parashikojmë rritje të prodhimtarisë së përgjithshme vendore të energjisë për më së paku 70 për qind deri në vitin 2028 në krahasim me vitin 2019. Pavarësi energjetike me të cilën do t’i plotësojmë 100 përqind nga nevojat personale. Zgjerimi i kapaciteteve energjetike vendore do të ndikojë në uljen e çmimeve të energjisë”, tha Kovaçevski.

Duke folur për fondet evropiane për ekonominë e Maqedonisë, si shtyllë të nëntë të programit të LSDM-së për zgjedhjet, lideri partiak theksoi se me hapjen e kapitujve vendi do të sigurojë fonde shtesë për përforcim të ekonomisë dhe për më shumë dituri dhe profesionalizëm.

Shtylla e dhjetë, siç tha Kovaçevski, është hapërimi i përbashkët drejt Evropës i cili, sipas qëllimeve të LSDM-së parashikon përfundim të negociatave me BE-në deri në vitin 2028 dhe anëtarësim deri në vitin 2023.

Përndryshe, LSDM-ja dje (23 mars) i publikoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *