Osmani: Nuk janë zgjedhje të zakonshme, duhet të zgjedhni midis integrimit dhe izolimit

Bujar Osmani kandidat për president të RMV-së nga Fronti Europian tha se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme e as midis partive por duhet të bëhet zgjedhja midis 2 vizioneve.

“Nuk janë zgjedhje të zakonshme, rrallë herë në historinë e demokracisë politike ndodh që të jemi në udhëkryq ndërmjet dy koncepteve, Nuk janë këto zgjedhje ndërmjet partive politike, nuk janë zgjedhje ndërmjet disa kandidatëve, rrallë herë ndodh të zgjedhni ndërmjet dy vizioneve të mëdha ndërmjet vizionit të integrimit dhe vizionit të izolimit, ndërmjet konceptit të bashkëjetesës dhe konceptit të urrejtjes ndëretnike, konceptit të zhvillimit dhe rrëshqitjes, mbrapa në të kaluarën. Kjo është dilema para së cilës gjindemi ne”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *