Osmani: Greqia nuk po mendon për vendosje të vetos

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re.

Pas takimit ministror, ​​Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis.Siç tha Osmani, takimi kaloi në një atmosferë konstruktive dhe u shpreh shpresa se të dyja palët do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Deri më tani nuk ka njoftime për veto.

Pasi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e dha betimin duke mos përmendur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, Greqia kërcënoi me veto të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *