Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit në takimin e presidentes Osmani me ambasadorin Hovenier, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *