Nis asfaltimi i parkingut të Spitalit të Tetovës. Hasani: Punohet pa dokumentacion. Ferati: S’bëjmë krim, punojmë për qytetarët

Sot ka filluar asflatimi i parkingut të Spitalit të Tetovës. Sipas pronarit të parcelës që është afër parkingut, Alajdin Hasanit, punohet pa dokumentacion nuk ka as leje, as tenderim asgjë.

“Për momentin punohet pa dokumente, në kundërshitm të një vendimi që e ka sjellur gjykata, me datë 05.03.2024 ku thuhet se ndalohet çdo punë rreth parcelave problematike që janë midis meje dhe spitalit Klinik të Tetovës. Këtu bisedohet për punë pa dokumente, ndërtimi i mureve dhe asflatimi i kësaj pjese që nuk ka vendim, nuk ka projekt, nuk ka tenderim dhe nuk dihet se kush e bën këtë punë” u shpreh Hasani për SYRI.

Drjetori i Spitalit të Tetovës, Shpresim Ferati u shpreh shkurt përmes telefonit se nuk është duke bërë krim, por vetëm punë për të mirën e qytetarëve.

“Nuk kemi bërë krim, por punojmë për të mirën e qytetarëve” u shpreh Ferati për SYRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *