Nga 300 ankesa për trajtim joadekuat në spitale – pacientët në Kosovë morën vetëm dy përgjigje

Mungesë vëmendjeje e kujdesi, vonesa në diagnostikim e pritje të gjata në korridore

Mungesë vëmendjeje e kujdesi, vonesa në diagnostikim e pritje të gjata në korridore…

Ankesa si këto e të ngjashme ndanë me Radion Evropa e Lirë disa pacientë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

REL-i ishte edhe vetë dëshmitar kur në një prej sallave të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, një punonjës shëndetësor, teksa i ofronte shërbimin e fizioterapisë një pacienteje, në njërën dorë mbante edhe telefonin.

Me Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mjeku, në çdo rrethanë, “duhet t’ia kushtojë të sëmurit kohën e nevojshme, jo vetëm për ta diagnostikuar dhe mjekuar në mënyrë të përshtatshme, por edhe për ta asistuar dhe për t’ia lehtësuar vuajtjen”.

Në Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve thonë se pranojnë me qindra ankesa në vit, por se “trajtimi i tyre çalon”.

Oda e Mjekëve, në anën tjetër, thotë se ankesat trajtohen dhe zgjidhen në bazë të ligjeve në fuqi.

“Na thanë të presim”

Nazmi Mulaku, edhe pse ndjen se bashkëshortes së tij nuk i është ofruar trajtim i duhur as në Spitalin e Pejës, as në QKUK, nuk ka bërë ankesë – së paku “jo deri më tash”.

Thotë se janë ende në procedura të diagnostikimit dhe se duhet të presin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *