Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës pritet të diskutohet çështja e hapjes së Urës së Ibrit

Kuvendi komunal i Mitrovicës sot gjatë ditës do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën pritet të diskutohet çështja e zbatimit të vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Seanca pritet të filoj nga ora 10:00 dhe aty përveç pikave të përcaktuara të rendit të ditës mund të futet edhe kjo çështje, ka thënë asamblistja e Vetëvendosjes Aida Doli.
Ajo ka theksuar se do të kërkojë që ky vendim të dikutohet në këtë seancë.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se nëse kjo pikë vjen si propozim nga delegatët do të mirëpritet.
“Sigurisht se do ta mbështesim”, është përgjigjur ai për hapjen e urës.
Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit ishte marrë në prill të vitit 2023, por që nuk është zbatuar ende edhe pse ka qenë subjekt i dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 dhe 2016 në kuadër të dialogut.
Ura që ndan jugun dhe veriun shihet si simbol i ndarjes së Mitrovicës. Ajo mund të kalohet vetëm në këmbë. Ura është gjithashtu simbol i barrikadave, e para prej të cilave është ngritur në vitin 2011 nga serbët lokalë, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
Në vitin 2014, ato barrikada janë zëvendësuar me gardhe betoni e me pemë, që janë hequr në vitin 2016 është menduar që ura të hapet për qarkullim. Pas kësaj, udhëheqja lokale ka nisur të ndërtojë një “mur” nga ana veriore e urës, i cili më pas është shembur. Në afërsi të kësaj ure, shpeshherë, mbahen protesta të ndryshme, që organizohen nga përfaqësuesit politikë të serbëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *