Mustafa: Politizimi, një ndër shkaqet për rënien e cilësisë së arsimit

Reformat e vazhdueshme në arsim janë ndër arsyet e rënies së cilësisë së arsimit në vendin tonë. Politizimi i institucioneve arsimore në të gjitha nivelet, si dhe tekstet e dobëta shkollore, janë gjithashtu faktorë që çojnë në uljen e cilësisë në arsim vlerëson ish profesori Avzi Mustafa.

“Testimet ndërkombëtare dëshmojnë se ne nuk jemi askund dhe prandaj ne duhet të vetëdijesohemi që të dalim nga kjo e keqe që e ka kapluar popullin tonë…. kjo ndodh tek ne sepse jemi skajshmërish të politizuar dhe e dyta nuk formohet një komision i cili do të jenë njerëzit më eminent që e njohin këtë problematikë dhe të ulën të diskutojnë se nuk qëndron ajo që sa më tepër të kemi shkolla, ndërtesa, universitete kur ato nuk japin atë që duhet”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor.

Sipas profesorit Mustafa, për të qenë në hap me boten e përparuar në aspektin e cilësisë së arsimit, patjetër që politika duhet të qëndrojë larg udhëheqjes së institucioneve arsimore.

“Për të qenë në hap me botën e përparuar duhet të kemi parasysh disa metrika apo kushte dhe për mua është më kryesore se kush i udhëheq ato institucione, ato udhëhiqen nga njerëzit që janë partiak dhe vendoset nga partia; e dyta që është shumë me rendësi, reputacionin e fakulteteve, sa është mobiliteti i studentëve, si është raporti ndërmjet fakulteteve dhe studentëve, edhe aty po çalojmë, varet se kujt ia japim notën kujt nuk ia japim”, tha Avzi Mustafa, profesor.

Për profesorin Mustafa, përveç se në vendin tonë, shqetësues është fakti që asnjë universitet nga Shqipëria dhe Kosova, Mali i Zi nuk është ranguar në renditjen e 2 mijë universiteteve më të mira, nga Qendra e universiteteve botërore.

Ndërkaq universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2,000 universitete më të mira në botë për vitin 2024. Por ky rangim ka shënuar ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesë në botë janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *