MPB: Dy të arrestuar në Haraçinë

“Janë arrestuar dy kriminelë nga Haraçina që kërkoheshin me fletarrest”.

Kështu njofton Ministria e Punëve të Brendshme se sot, në ora 03:30 në fshatin Haraçinë të Shkupit, policët kanë arrestuar A.L.(31) dhe A.S.(35) nga fshati Haraçinë.

“A.L. ishte i dënuar me 8 vjet e gjashtë muaj burg, për veprat penale “trafikim me emigrantë” në bazë të nenit 418 të Kodit Penal, kurse kërkohej me fletarrest qendror në bazë të udhrit nga Burgu i Idrizovë për shkak të arratisjes nga Burgu, ku duhej të mbante edhe 4 vjet e tre muaj burg nga dënim. Ndërkaq, A.S. kërkohej me fletarrest të lëshuar nga gjykata për mbajtjen e 10 muaj burg për veprën penale “kërcënim i sigurisë” në bazë të nenit 144 ë Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *