Mitsotakis: Politikat e udhëheqësisë së re në RMV janë provokative dhe joligjore

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dje gjatë fjalimit të tij në asamblenë e 49-të e Asociacionit të eksportuesve të Greqisë Veriore, ka dërguar mesazhe të qarta te udhëhqësia e re e Maqedonisë së Veriut që të tërhiqet nga retorika “provakative dhe jo ligjore”.
“Retorika e tyre është provokative dhe joligjore. Ne e refuzojmë dhe e kthejmë atë, vuri në dukje karakteristike ai, duke drejtuar shigjetat drejt partisë opozitare greke SYRIZA, duke thënë se “agnostitkët në kufi duhet të kuptojnë se atdheu nuk do të tërhiqet nga arma të cilën e ka në duar. Na kanë akuzuar për marrëveshjen dhe tani nga ne kërkojnë të ratifikojmë memorandumet”, tha ai.
Mitsotakis tha se Demokracia e Re në kohë ka paralajmëruar për rreziqet e Marrëveshjes së Prespës, dhe theksoi se partia e tij ka votuar kundër marrëveshjes dhe se qeveria e tij do të vendoset në mbrojtje të kompanive eksportuese greke për mbrojtje të prodhimeve maqedonase në rajonin e Maqedonisë së Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *