Mishev: Maqedonia edhe pse ka ndaluar mediat ruse, dezinformatat vijnë nga mediat serbe

Maqedonia si pjesë e aleancës perëndimore ka ndaluar RT, Sputnik dhe rrjete të ngjashme ruse në Maqedoni, por efekti është zero, sepse mediat në Maqedoni me shumë komoditet përcjellin mediat ruse. Direkt jo, informacionet vijnë përmes mediave maqedonase të cilët përcjellin lajme nga Tass, jo kritike, ashtu siç është dërguar”, tha redaktori i “Media Civil”, Dragan Mishev.
Ai shtoi se lajmi nuk vjen as direkt nga Tass, por nga një përkthim serb, i cili ndoshta është më i lehtë për t’u përkthyer për mediat maqedonase.
“Problemi është se interneti dhe zona e zezë nuk kontrollohen siç duhet, nuk është e rregulluar. Kjo dhe shfrytëzohet” tha Mishev për “Sloboden Peçat”.
Ai shtoi se është e lehtë të kontrollosh lajmet në motorët e kërkimit në internet, të shohësh se kush dhe si e ka transmetuar informacionin dhe nëse janë të vërteta apo dezinformata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *