Mickoski dhe Mexhiti: Presim parregullsi në zgjedhjet e 8 Majit!

VMRO-DPMNE, bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR-it I ka dërguar një listë të vendvotimeve, ku sipas tyre, pretendojnë se ka patur mbushje të kutive nga ana e BDI-së.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmendi vendvotimet në Saraj, Likovë e Haraçinë, ku sipas tij, gjatë një periudhe kohore nuk ka punuar aparati për identifikimin biometrik të qytetarëve.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e faktorizojë krimin e BDI-së, për shkak se ata tashmë derdhin sasi të mëdha të parave dhe kur të bëhen pjesë të everisë që sërish t`i rikthejnë. Bashkësia ndërkombëtare duhet me vëmendje ta ndjek procesin. Mund të them se funksionarë të lartë, madje edhe anëtarë të Qeverisë janë duke e bërë këtë, të shoqëruar nga pjesëtarë të MPB-së” – tha Mickoski.

Sikurse Mickoski edhe Izet Mexhit inga koalicioni VLEN pretendon për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 8 majit.

“Poashtu do të kemi takim edhe struktura tona për ta mbrojtur votën, sepse e shohim që këto ditë pati një vendim nga Gjykata Administrative që konstatoi vjedhjen që ndodhi në Likovë, ku të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe para organeve dhe bëj apel që secili që do të ndërmerr një hap të tillë do të sanksionohet” – tha Izet Mexhiti.

Ndryshe, Misioni për vlerësimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i, në konferencën për media më 25 prill, ditën e votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale e kishte vlerësuar si pozitive dhe të qetë.

Vërejtje janë dhënë vetëm për numërimin e votave në disa vendvotime si dhe për retorikën e ashpër gjatë fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *