Mexhiti, Gashi ose Snopçe? Cili do të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë?

Nëse VLEN sipas ndarjes së kulaçit qeverisës do të marr postin e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, janë disa emra të përfolur.
Sipas burimeve jozyrtare, deputetët pretendentë për këtë post janë Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Halil Snopçe. Nuk përjashtohen edhe emrat e tjerë të deputetëve.
Megjithatë për nga përvoja në Kuvend, emrat e mundshëm janë deputetë që kanë qenë në mandatet e kaluara.
Bisedimet midis VMRO-DPMNE dhe VLEN pritet të vijojnë sërish në nivel të liderëve dhe më pas nga grupet e punës nga të dyja koalicionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *