LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka porositur anketa të rreme, partia kërkon falje dhe paralajmëron padi për shpifje

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka publikuar dokumente me të cilat, siç thonë nga partia, konfirmohet se “anketat e rreme të publikuara në Televizionin kombëtar RTM janë të porositura nga shtabi i VMRO-DPMNE-së”. Nga VMRO-DPMNE thonë se dokumentet janë të rreme dhe kërkojnë falje, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë padi për shpifje.

“Bëhet fjalë për realizim të gjithë skemës, plan operativ të përgatitur nga shtabi Zgjedhor Republikan më 5 dhjetor 2023 për plasimin e anketave të rreme për rejtingun e partive dhe politikanëve, ndërsa të publikuara në RTM, por edhe për aktivitete të tjera si plasimi i lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së e përmban atë që edhe realisht ndodh”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Plani, sipas partisë, parasheh krijimin e një emisioni dy herë në javë me analizimin e anketave nga IPIS e Vladimir Bozhinovskit, siç tashmë janë emetuar në RTM, ndërsa ishte definuar edhe përbërja e mysafirëve në emision, të jenë analistë edhe atë tre opozitarë dhe një nga pushteti.

“DPMNE-ja është përgjegjëse edhe për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjithashtu krijojnë lajme të rreme përmes ‘strofkave’ të publikuara nga portalet opozitare. Ky është një skandal i madh që tregon se anketat e rreme janë joreale dhe i shërbejnë manipulimit të qytetarëve dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por edhe konfirmon se në DPMNE nuk ka asnjë ndryshim. Propaganda, keqpërdorimi i mediave, përhapja e lajmeve të rreme dhe lajmet e rreme të porositura janë të njëjtat metoda të Nikolla Gruevskit që po i zbaton tani Hristijan Mickoski”, thonë nga LSDM dhe kërkojnë përgjegjësi për, siç thonë ata, skandalin me anketat.

Nga VMRO-DPMNE, menjëherë reaguan për akuzat e LSDM-së dhe thonë se dokumentet e LSDM-së janë plotësisht të shpikura. Nga partia paralajmërojnë se do të ketë padi për shpifje.

“Ne i mohojmë ashpër dhe në mënyrë eksplicite informacionet e publikuara fillimisht në një media, e më pas të njëjtat gënjeshtra të plotësuara nga LSD. Nuk ka asnjë dokument të përgatitur nga Shtabi Zgjedhor Republikan i VMRO-DPMNE-së për keqpërdorimin e procesit zgjedhor siç thuhet në emisionin e Furkan Saliut dhe më pas të ritreguara nga LSD. Nënshkrimet në dokument janë tërësisht të shpikura dhe nuk përputhen me ato reale”, thuhet në reagimin nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe pse, siç theksojnë, për LSDN-në është normale ta gabojnë mbiemrin e liderit të tyre Kovaçevski, sipas gjitha gjasave e arsyeshme dhe e logjikshme është që VMRO-DPMNE t’i njohë njerëzit dhe nënshkrimet e partisë së saj, diçka që nuk është rast edhe në dokumentin e theksuar dhe të shpikur.

“Besojmë se burimi i informacioneve të tilla është nga kuzhina e LSD-së, e cila dëshpërimisht i drejtohet dezinformimit, falsifikimit të dokumenteve përballë humbjes së afërt. Në atë kohë bënin fletushka bullgare, tani shpikin dokumente. Për paratë e dhëna për Asaf Iseinin, ata mund të kishin qenë të paktën pak më kreativë në shpikjet. Po kalon koha kur Kovaçevski mund të ulet në qeveri dhe të vendosë se kush çfarë do të bëjë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj akuzave të LSDM-së për anketat e Televizionit Kombëtar.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që LSDM të kërkojë falje për, siç theksojnë gënjeshtrat e tilla, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë se do të ketë padi për shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *