Liderët e “VLEN” bashkë në iftar me deputetët e Vetëvendosjes

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit opozitar shqiptar, ka mbledhur në iftar liderët e “VLEN”. Siç kanë publikuar në rrjetet sociale, liderët e katër partive politike kanë bërë iftar bashkë me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në RMV si dhe me dy deputetë të Lëvizjes nga Kosova.
“Sonte kisha kënaqësinë të kem mysafirë në iftarin e shtruar në Gostivar, drejtuesit e koalicionit VLEN.
Bashkë me ne ishin edhe miqtë tanë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci.
Ju faleminderit për praninë tuaj!”, ka shkruar Arben Taravari në Fejsbuk.
“Sonte kishim kënaqësi të marrim pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Gostivarit dhe kandidati ynë presidencial, Dr. Arben Taravari. Në mëshirën e muajit të bekuar, bëmë iftar bashkë me drejtuesit e koalicionit VLEN, si dhe miqtë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci. Të faleminderit për mikpritjen, Arben!”, ka shkruar kryetar i Alternativës Afrim Gashi.
“Sonte, Arben Taravari na bëri bashkë në sofrën e iftarit të shtruar në Gostivar.
E së bashku me ne drejtuesit e koalicionit VLEN, ishin edhe miqtë tanë shumë të nderuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci.
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
VAZHDOJMË!”, ka shkruar Izet Mexhiti.
“Së bashku me drejtuesit e koalicionit VLEN, kishim kënaqësinë që sonte për iftar të jemi prezent në Gostivarin e kandidatit tonë për president, z.Arben Taravari.
Me ne sonte ishin edhe miqtë tanë, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci.
Të faleminderit President!”, ka shkruar Bilall Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *