Kurti akuzon Serbinë për përshkallëzimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar shtetin e Serbisë se ka për qëllim hapjen e një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor, tek ka përmendur veprimet e tij në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë.
“Lidhja e saj me Rusinë, qasja e saj shkatërruese ndaj Republikës sonë dhe armatimi i saj i shpejtë dhe i madh janë tregues se ajo synon përshkallëzimin me synimin për të realizuar ambiciet e saj territoriale. Tri nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, duke përfshirë 48 bazat operative përpara rreth kufirit të Kosovës, pa përfshirë njësitë e tjera të specializuara, janë të stacionuara në territorin jugor, afër kufirit me Republikën e Kosovës. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është real”, ka deklaruar Kurti në Konferencën e Mbrojtjes të mbajtur në Londër
Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, Kurti ka thënë se armatimi i fqinjit verior e shpërfaq synimin për përshkallëzimin e situatës në rajon.
Tutja ai ka përmendur edhe kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat speciale serbe në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi gjatë qershorit të vitit të shkuar si dhe sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit të 2023-s në Banjskë, si dy raste të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Beogradi zyrtar, i cila, siç ka thënë Kurti, mendon që ka një boshllëk politik dhe të sigurisë që ia mundëson një sjellje të tillë.
Kurti ka shtuar se Kosova nuk është i vetmi vend në rajon që është i rrezikuar nga ndonjë sulm fizik, teksa ka tërhequr vëmendjen edhe tek rreziku që paraqet infrastruktura dezinformuese e Rusisë që e përdor intervenimin e NATO-s për të dezinformuar mbi Perëndimin.
“Lidhja e saj me Rusinë, qasja e saj shkatërruese ndaj Republikës sonë dhe armatimi i saj i shpejtë dhe i madh janë tregues se ajo synon përshkallëzimin me synimin për të realizuar ambiciet e saj territoriale. Tri nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, duke përfshirë 48 bazat operative përpara rreth kufirit të Kosovës, pa përfshirë njësitë e tjera të specializuara, janë të stacionuara në territorin jugor, afër kufirit me Republikën e Kosovës. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është real”, ka deklaruar Kurti.

Albin Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *