KSHZ kërkon që të mundësohet votimi edhe me dokumentet e vjetra

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) propozon në Kodin Zgjedhor të futet rregullore e përkohshme, që do të mundësojë votim në zgjedhje edhe për qytetarët që kanë dokumente me emrin e vjetër të shtetit, por që kanë afat.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se tani presin nga Kuvendi nëse do të jep dritë të gjelbër për të votuar me dokumente të vjetra, por të vlefshme.

“Si KSHZ i kemi bërë propozim Kuvendit – të bëhet ndryshim në Kodin Zgjedhor, në të cilin do të ketë dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje, që të vlejnë edhe dokumentet e vjetra të vlefshme që të mund të votojnë të gjithë qytetarët. A do të miratohet apo jo, varet nga Kuvendi”, thotë Dashtevski.

Dashtevski tha se në Listën zgjedhore do të përfshihen personat që mbushin 18 vjeç, por vetëm ata që do të regjistrohen.

“Për të rriturit është gjetur një zgjidhje dhe dihet saktësisht me ligj se kur mund të regjistrohen. Ajo që është në ligj është ajo që është”, tha kryetari i KSHZ-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *