Kryetari i KE-së, Charles Michel: I zhgënjyer me presidentin e re të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Këshillit të Europës, Charles Michel është shpehur i zhgënjyer me presidentin e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pasi e njejta nuk respektoi emrin kushtetues të shtetit.Në rrjetin social X, Michel ka rikujtuar se marrëveshja e Prespës duhet të respektohet.

Reagimi i plotë:

Shumë zhgënjyese që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së sotme të betimit. BE rikujton rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *