Krenar Lloga : Gjykata kushtetuese me mbivotim tregon se u mohua qytetarëve të shprehen për kombësinë si ndjehen

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga,ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me shfuqizimin e e ligjit për kombësinë, shkruan SYRI.
Lloga : Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i miratuar me mbivotimin e bashkësive të tjera, tregon të vërtetën për qëndrimin e marrë dhe me shfuqizimin e dispozitave që kanë të bëjnë me “kombësinë” në Ligjin për Evidencën Amë, pamundësohet e drejta e qytetarëve për të shprehur lirisht kombësinë e tyre, të përcaktuara në nenin 8 të Kushtetutës.
Shfuqizimi i dispozitës që parashikonte detyrimin e shprehjes së kombësisë, i hap rrugën ndryshimeve ligjore që do të sigurojnë shprehjen fakultative të kombësisë, me çka do të sigurohet respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit, të njohura nga e drejta ndërkombëtare dhe e konfirmuar nga rendi kushtetues, e veçanërisht në nenet 2, 22 dhe 23 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në nenin 8 të Kushtetutës, një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare. Njëkohësisht përcaktohet se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të barabartë në liri dhe të drejta pa dallim gjinie, race, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare dhe sociale.
Në këtë drejtim, një shembull i mosrespektimit të dispozitave kushtetuese të përcaktuara në nenin 32 të Kushtetutës, ku përcaktohet se kushdo ka të drejtën e punës, zgjedhjen e lirë të punës dhe çdo vend pune është në dispozicion të të gjithëve në kushte të barabarta është Gjykata Kushtetuese me rastin e shpalljes së shpalljeve publike për punësim nr.2/21 https://ustavensud.mk/?p=21138 dhe shpalljes publike nr. 1/22, https://ustavensud.mk/?p=22801 janë në kundërshtim me amendamentin 6 të Kushtetutës, i cili përcakton përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet tjera publike në të gjitha nivelet. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese nuk e ka respektuar aspak përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si një nga kriteret me të cilat ofrohen mundësi të barabarta punësimi edhe për qytetarët që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *