Kovaçevski: Do të mbështesim çdo zgjidhje që u mundëson qytetarëve të realizojnë të drejtën e votës

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot tha se partia e tij do të përkrah propozimin që të mund të votojnë qytetarët që kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit.

Në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se propozimi është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.

Sa i përket numrit të qytetarëve që nuk kanë dokumente personale, ai tha se nuk mund të thotë numrin e saktë, por se atyre duhet t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhje.

“KSHZ-ja dhe MPB-ja mund të thonë për numrin e saktë të qytetarëve, por bëhet fjalë për një numër prej rreth 100 mijë qytetarë të cilëve duhet t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhje”, theksoi ai.

Kovaçevski po ashtu tha se sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, LSDM do të ketë kandidatë në të gjashtë njësitë zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *